Disa nga lojtarët e Real Madridit që kanë qenë pjesë e finales së Kupës së Botës të zhvilluar së fundmi, janë kthyer në stërvitje.
Me ta së bashku është kthyere dhe Luka Modric.
Në stërvitje kanë qenë dhe nëntë lojtarë që vijnë nga skuadra e të rinjve.
Marcelo, Raphael Varane, Modric dhe Casemiro kanë qenë sot në seancë, ndërsa Mateo Kovacic ka punuar i vetëm në palestër, para se të largohet nga klubi.
Kryefjala mbetet Luka Modric, i cili ka qenë i lidhur së fundmi me një kalim te Interi.
Klubi dhe Florentino Perez kanë menduar që t’i ofrojnë rritje page për ta parandaluar largimin e tij.
Madje Perez ua kishte bërë me dije Nerazzurëve se klauzola e lirimit të mesfushorit është 750 milionë euro.
Modric dhe klubi pritet ta mbajnë një takim brenda javës për tu sqaruar për gjithçka. /Telegrafi/