Telegrafi

Luizi i bën një premtim Ronaldos: Do të t’i fali pesë mijë euro nëse e fitoi Big Brotherin

Luiz Ejlli ka bërë plot 100 ditë brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri dhe deri më tani ka treguar gjithçka rreth vetes e karrierës.

Ai shihet si një nga personazhet pretendent për të fituar Big Brotherin dhe çmimin e madh prej 100 mijë eurosh.

Artisti shkodran së fundmi ka qenë duke bërë një bisedë në oborr me Kiarën dhe Ronaldon, ku këtij të fundit i tha se nëse fiton do t’ia dhurojë 5000 euro.

 

“Më dëgjo me vëmendje. Në qoftë se unë fitoj Big Brotherin, unë do të të falë ty pesë mijë euro, me gjithë shpirt, si me qenë t’u ja falë vëllait tim. Jo se je fukara, jo se je për sevap, por dua me t’i fal me gjithë shpirt. Unë dua me t’i dhënë për qejf 5 mijë euro, dua me t’i falë”, i tha Luizi, Ronaldos.

Lexo po ashtu Sjellja e ftohtë ndaj Efit, Luizi: Nuk ka ndryshuar asgjë, më ke mua

“Ai i bën botox, a pi cigare, a shkon në plazh në verë, mua nuk më intereson, dua me t’i fal pesë mijë euro. Kaq, po e fitova unë. Dua me i marr para Kiarës, se Kiara do i mbajë lekët dhe do i them do i tërheq këto pesë mijë euro se do ja falë Ronaldos”.

“Pesë mijë euro i ke prej meje po ta fitoj, fukara jam vetë, por po t’i jap për qejf, për të madhin Zot, sepse e di që të duhen”, i tha më tej krijuesi i hitit “Zjarr e ftohtë”.

Ronaldo së bashku me Kiarën, Efin dhe Bledi Manen, u futën sërish në BBVA si më të votuarit nga publiku. /Telegrafi/