Site icon Telegrafi

Luizi poston foto nga pushimet në Turqi, teksa shihet duke i rënë pianos: Muzika nuk fle kurrë

Fituesi i Big Brother VIP Albania 2, Luiz Ejlli dhe partnerja e tij, Kiara Tito kanë nisur pushimet e para si çift.

Dyshja ndodhen në Bodrum të Turqisë dhe nga atje të shumta kanë qenë postimet që kanë ndarë më fansat në Instagram.

Teksa po i shijon pushimet, Luiz ka treguar se nuk mund të largohet për as një çast nga muzika.

Foto: Luiz Ejlli/Instagram

Në një foto të radhës që postoi në llogarinë e tij në Instagram, artisti shihet teksa po i bie një piano, ndërsa ndodhet në një ambient përrallor.

Lexo po ashtu Kiara Tito sjell poza atraktive nga pushimet e para me Luizin

“Muzika në fle kurrë”, ka shkruar në mbishkrimi 38-vjeçari, që u pasua nga komente të shumta nga ana e fansave.

Ndryshe, theksojmë që krahas angazhimeve të shumta me koncerte e mbrëmje muzikore, Luizi së fundmi publikoi këngën “Dedikim”, kushtuar Kiarës. /Telegrafi/

Exit mobile version