Luiz Ejlli prej muajsh është kthyer në një prej personazheve më të komentuara.
Pas fitores në Big Brother VIP Albania 2, artisti ka vazhduar angazhimet me projekte të shumta.
Këngëtari nga Shkodra është i pranishëm pothuajse çdo natë me koncerte e mbrëmjes muzikore, ku edhe ka mundësi të takohet me fansat e tij më të flaktë.
Kështu ka ndodhur edhe së fundmi, kur 38-vjeçari plotësoi dëshirën e një adhuruesit të tij me aftësi të kufizuara.
Në një video që u bë virale në rrjetet sociale, Luizi shihet teksa bisedon me fansi e tij para koncertit.
“E kemi njëri-tjetrin”, dëgjohet t’i thotë këngëtari fansit në video.
Ndryshe, kujtojmë që kënga e fundit e Ejllit është “Dedikim”, në videoklipin e të cilit u paraqit partnerja e tij Kiara Tito.
Ndërsa, mes projekteve që Luizi ka paralajmëruar është edhe një bashkëpunim me reperin Getoar Selimin. /Telegrafi/