Telegrafi

Luizi përshkruan emocionet e finales së BBVA: Do humbas 20 kilogramë në momentin kur do shpallet fituesi

Kanë mbetur edhe katër ditë deri tek finalja e madhe e Big Brother VIP Albania.

Katër banorët e mbetur kanë nisur numërimin prapa dhe gjithashtu kanë përshkuara emocionet për finalen e 6 majit.

Artisti Luizi Ejlli tha se po e pret me padurimi natën finale, e sidomos momentin e shpalljes së fituesit.

Foto: Screenshot/Big Brother VIP Albania

Këngëtari tha se në momentin kur moderatorja e emisionit Arbana Osmani do ketë zarfin në dorë, ai do humbasë 20 kilogramë nga stresi.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Big Brother VIP Albania

“Do të kënaqem të shtunën, do qeshim deri në momentin që të thotë Arbana kam në dorë zarfin, një herë ikë i katërti vazhdojmë tre, pastaj ikën i treti mbesin dy dhe thotë tani është momenti, 20 kile do humbi nëse jam aty në atë dyshe”, tha Luizi.

Tutje teksa fliste me Efin, Luizi tha se ka dëshirë të dalë ose i katërti ose fitues dhe se nuk do e donte vendin e dytë.

Kujtojmë që Luizi në këtë edicion të dytë të BBVA është konsideruar si ‘fenomen’ duke fituar një popullaritet të madh, gjë kjo që e bën pretendentin kryesorë për të fituar çmimin. /Telegrafi/