Luiz Ejlli po vazhdon të jetë një nga emrat të komentuar në edicionin e dytë të Big Brother VIP Albania.
Artisti nga Shkodra tashmë ka marrë gjithë vëmendjen me strategjitë që ka zhvilluar, lojërat e debatet me konkurrentët e tjerë.
Së fundmi në një bisedë me Kiara Titon, ai thotë se tani i do të gjithë banorët jashtë.
Këngëtari e thekson se në këtë pikë të lojës dëshiron që të gjithë të dalin jashtë dhe natyrisht të ngelet fituesi.
“I dua të gjithë jashtë, ka ndonjë problem”, u shpreh ai.
Ai ka luftuar që nga fillimi të fitojë çmimin e madh dhe duket se është një nga pretendentët kryesorë.
Si banorë të tjerë rivalë në këtë mes mund të përmenden Kristi Aliaj dhe Deamishel.
Finalja e madhe theksojmë që do të mbahet më 6 maj. /Telegrafi/