Këngëtari Luiz Ejlli që nga fillimi i Big Brother VIP Albania është konsideruar si një prej lojtarëve më të fortë të formatit.
Por, shpesh herë ai është paralajmëruar edhe me eliminim për thyerje e rregullave që parashihen nga ‘Vëllai i Madh’.
Këngëtari javë më parë kishte thyer një prej rregullave kryesore të shtëpisë së famshme duke futur në banjë dy banorët e tjerë Kristin dhe Armaldon me të cilët u dërgua menjëherë në nominim.

Ejlli atë kohë pranoi se ky ishte qëllimi i tij që të dilte ballë për ballë me ta në nominim, i cili rezultoi me eliminimin e Maestros.
Këtë metodë prej ditësh e ka përmendur edhe banorja tjetër që rihyri në BBVA pak ditë më parë, Efi Dhedhes.
E konsideruar si një prej aleateve të Luizit, Efi ka kërkuara që të hynte në banjë me disa prej banorëve në mënyrë që të dilnin në nominim.

Por, një ‘Zarf i Zi’ ka arritur gjatë ditës së sotme në shtëpinë e famshme si një paralajmërim i fundit për Luizin dhe Efin.
Atyre iu kërkua që të mos thyenin rregullat e këtij formati përndryshe nëse kjo ndodhë sërish ata do të shkualifikohen nga BBVA.
Në zarf theksohej se në rast që dyshja nuk arrijnë t’i respektojnë rregullat e formatit ‘ftohen që të largohen menjëherë nga shtëpia përpara se të përjashtoheni herë tjetër pa paralajmërim’.
Theksojmë që deri më tani disa banorë janë larguar nga gara për shkak të thyerjeve të rregullores. Kejvina, Ermiona, Eva janë ish-banoret që u skualifikuan më parë nga BBVA. /Telegrafi/