Telegrafi

Luizi debaton sërish me Qetsorin: Nuk të llogaris hiç, as me 14 Big Brother nuk më arrin dot

Qetsor Ferunaj, fituesi i Big Brother Albania 2, është rifutur sërish në shtëpinë e famshme të Shqipërisë.

Ajo u konsiderua si një konkurrent tejet i fortë, pasi fitoi një spektakël të tillë disa vite më parë.

Me të hyrë brenda në BBVA, ai filloi ngacmimet ndaj banorëve, e së fundmi një debat e pati me konkurrentin Luiz Ejlli.

Kjo nisi në dhomën e ndenjes ku po qëndronin të gjithë banorët, gjersa u keqkuptua për një tatuazh që ai bëri.

Lexo po ashtu Harron kamerat, Qetsori lahet tërësisht zhveshur në Big Brother VIP Albania

Pjesë nga debati i tyre:

Luizi: Datat e kalamajve.

Qetsori: Qetësohu!

Luizi: Si the?

Qetsori: Qetësohu kur kapesh në data fëmijësh, me familje.

Luizi: E tha keq. Isha duke folur me atë.

Qetsori: Fole për gjërat e mia.

Luizi: Jo kurrë në botë.

Qetsori: Ore dëgjon ti?

Luizi: A dëgjon ti?

Qetsori: A të futen fjalët në tru?

Luizi: Po ty, të futen fjalët në vesh?

Qetsori: Fole për gjërat e mia.

Luizi: Nuk kishte emër dhe mbiemër.

Qetsori: Mos u merr.

Luizi: Nuk merrem me ty, nuk të llogaris hiç, çohu për mu. Rri o shpirt se nuk më arrin hiç, je vite dritë larg, për 14 Big Brother nuk më arrin. /Telegrafi/