Mbrojtësi i Paris St-Germain, David Luiz, ka akuzuar mediat për mungesë respekti, pasi shpërndarjes së spekulimeve se ai ende nuk ka bërë seks.
Mediat disa ditë shkruajnë se ish-mbrojtësi i Chelseat, 28-vjeçar, ka thënë se do të presë derisa të martohet për të bërë seks me të dashurën.
“Njerëzit thonë gjëra se unë jam i virgjër apo jo. Unë nuk jam i virgjër. Kam pasur më shumë se një të dashur në jetën time”, ka thënë braziliani për BBC.
“Disa njerëz në shtyp nuk e respektojnë jetën e njeriut. Unë mund të vendos kokën në jastëk dhe të fle për mrekulli, pasi e respektoj secilin”, ka shtuar braziliani. /Telegrafi/