Telegrafi

Luiz Ejlli zbulon se përveç asaj shqiptare ka edhe dy nënshtetësi të tjera

Këngëtari nga Shkodra dhe banori i BBVA, Luiz Ejlli nga shumë po konsiderohet si ‘fenomen’.

Inteligjenca në lojën në shtëpisë së famshme shpesh ka kaluar parashikimet, krahas kësaj Luizi jo pak herë ka treguar edhe për jetën e tij private.

Foto: Luiz Ejlli/Instagram

Si një këngëtar prej vitesh, ai gjithashtu ka patur eksperienca të tjera pune që i kanë mundësuar të jetoj larg Shqipërisë për vite me radhë.

Lexo po ashtu Luizi kupton për bujën që ka bërë në rrjetet sociale, shokohet kur sheh dronin me shifrat që ka arritur në Instagram dhe TikTok

Nisur nga kjo Luizi së fundmi në një diskutim me Kiarën dhe Oltën zbuloi se ka tri nënshtetësi.

“Kam tri nënshtetësi edhe atë franceze dhe italiane, por heq dorë nga njëra kur të marr atë amerikane”, tha Ejlli ndër tjera.

Ndryshe, kujtojmë që këtë javë Luizi është në një nominim të fortë me Kristin dhe Armaldon.

Lexo po ashtu Luizin e njoftojnë fansat përmes dronit për përkrahjen që po i jep fituesi i Big Brother në Kanada

Tre banorët janë pjesë e BBVA nga dita e parë, por njëri nga ta pritet të largohet të shtunën./Telegrafi/