Artisti i njohur nga Shkodra, Luiz Ejlli, ka prezantuar ditën e sotme (e hënë) këngën e re.
“Picirruke” mban titullin ky projekt, të cilin e ka kompletuar edhe nga ana vizuale.
Teksti dhe melodia e këngës u realizua nga Filloreta Raçi – Fifi me producim nga kompania muzikore, SBS Entertainment.
Videoja ndërkohë i është besuar produksionit, XL Films.
Luizi që disa muaj është bërë pjesë e SBS Entertainment, nën menaxhimin e Jetmir Agajt.
Ai edhe këtë verë ka qenë tejet i angazhuar me mbrëmje e koncerte të ndryshme.
Luizi vazhdon të jetë një personazh shumë i përfolur në media e faqet rozë, edhe pse kanë kaluar afro dy vite që nga pjesëmarrja e tij në Big Brother. /Telegrafi/