Telegrafi

Luiz Ejlli shihet në Shkodër me veturë luksoze një ditë pas fitores në BBVA

Këngëtari Luiz Ejlli dje (e shtunë) është shpallur fitues i spektaklit shumë të shikuar, Big Brother VIP Albania 2.

Ai qëndroi plot 136 ditë i izoluar në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, ku njohu dashurinë e tij të jetës – Kiara Titon, me të cilën edhe u kurorëzua në mbrëmjen finale.

Ashtu siç edhe kishte premtuar gjatë qëndrimit të tij brenda, Luizi të nesërmen është parë në qytetin e tij të lindjes, në Shkodër.

@g_zefi #kampjoni#luizejlli#shkoderlocja ♬ original sound – 💗

Në disa video të cilat janë publikuar në TikTok, këngëtari shkodran mund të shihet me një veturë luksoze të tipit ‘Range Rover’ në Shkodër.

Lexo po ashtu Dyshohet se martesa e Luizit dhe Kiarës në finalen e BBVA mund të jetë e jashtëligjshme?

Ejlli ka ndaluar për të takuar disa nga miqtë e tij dhe përkrahësit e shumtë që e kanë mbështetur në këtë aventurë të gjatë.

Luizi u rendit i pari në finalen e madhe, pasuar nga Kristi Aliaj (Dragot), Efi Dhedhes dhe Deamishel Hoxha. /Telegrafi/