Artisti i njohur shkodran, Luiz Ejlli, ka prezantuar së fundmi projektin e ri muzikor.
“Më fal” mban titullin kënga, të cilën e ka kompletuar edhe nga ana vizuale.
Fituesi i Big Brother VIP Albania 2 vjen këtë herë me baladë, në zhanrin e tij që i shkon më së shumti.
Teksti është shkruar nga Fifi me melodi të realizuar po ashtu nga këngëtarja nga Ferizaj bashkë me 39-vjeçarin.
Videoja i është besuar Valon Azirit dhe tashmë ndodhet në platformën YouTube.
Luizi këtë vit ka qenë shumë aktiv me projekte muzikore, të cilat janë pritur mirë edhe nga publiku.
Ai gjithashtu është i angazhuar edhe me mbrëmje e koncerte. /Telegrafi/