Telegrafi

Luiz Ejlli për banorët e tjerë në Big Brother VIP Albania: Dua t’i provokoj të gjithë dhe t’i bëj me nerva

Foto: Screenshot/YouTube

Luiz Ejlli është njëri nga banorët që po bën bujë të madhe në Big Brother VIP 2.

Kjo për shkak të situatave që është duke krijuar brenda me banorët, përfshirë këtu raportin me konkurrentet: Tea Trifoni dhe Kiara Tito.

Veç kësaj, ai po shkakton polemika të shumta edhe tek të tjerët me provokimet dhe ngacmimet që bën.

Foto: Screenshot/YouTube

Në një bisedë së fundmi me Dea Mishelin, këngëtari shqiptar e pranoi se dëshiron t’i provokojë të gjithë banorët për të parë reagimet e tyre.

“Unë e provoj me të gjithë, e filloj ekstrem direkt, se nuk kam kohë se janë 14 vetë. Nga A te Zh, kush e hëngri e hëngri, me radhë, varet”, u shpreh ai fillimisht.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Big Brother VIP Albania

“Në këtë mënyrë edhe i njoh, mësoj gjëra të reja për të gjithë, pikat e dobëta dhe ato të forta”, tha Luizi më tej.

Foto: Screenshot/YouTube

Nga BBV 2 deri më tani është larguar këngëtarja nga Kosova, Ari Blue si dhe prezantuesja Zhaklina Gjolla.

Kjo e fundit doli nga shtëpia e famshme për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike. /Telegrafi/