Artistët e njohur shqiptarë, Luiz Ejlli dhe Melinda Ademi, janë bërë bashkë për një projekt të ri muzikor.
Dyshja e estradës kanë njoftuar ndjekësit përmes një video të ndarë në rrjete sociale.
“Së shpejti”, ka qenë përshkrimi që i është vënë postimit të publikuar në Instagram.
Fansat gjithashtu mezi po presin për këtë duet të këngëtarëve, meqë të dy janë shumë të kërkuar në treg.
Me kombinimin e zhanreve të tyre, nuk ka dyshim se do të dalë diçka e bukur nga ta.
Ata nuk kanë ndarë detaje shtesë, se kur gjegjësisht do të lansohet ky projekt.
Megjithatë, pritet të shihet se çfarë janë duke përgatitur për këtë verë. /Telegrafi/