Këngëtari Luiz Ejlli është finalisti i parë i përzgjedhur nga publiku në edicionin e dytë të Big Brother VIP Albania.
Ai ka qenë pa dyshim një prej personazheve më të diskutuar në media që nga fillimi e deri te rrugëtimi i tij i gjatë mbi 100 ditor në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.
Në mbrëmjen e së martës, këngëtari shkodran është shfaqur me një ndryshim tejet drastik në pamje.
Ai mori vëmendjen e të gjithëve në hapje të spektaklit, duke u shfaqur me flokët e lyera në ngjyrë të kaltër.
Luizi ka influencuar shumë shikues të BBVA për një kohë të gjatë men ngjyrën e bardhë të flokëve, të cilën e kishte ndryshuar pak kohë pas hyrjes.
I njëjti ka eksperimentuar me pamjen, duke i lyer një herë edhe në ngjyrë të gjelbër. /Telegrafi/