Luiz Ejlli është shpallur finalisti i parë i edicionit të dytë të Big Brother VIP Albania.
Mes tij dhe Deamishelit, artisti nga Shkodra u shpall finalist, që do të thotë se do të shkojë direkt në finale.
Ai u emocionua mjaft shumë, teksa me të përmendur emrin mori një përqafim të ngrohtë nga partnerja e tij, Kiara Tito.
I pyetur nga moderatorja Arbana Osmani se çfarë mendon pasi u zgjodh finalist, 37-vjeçari shtoi: “Kisha dashur shumë që të ishte baba gjallë veç me i thënë ia dola”.
Pas kësaj, këngëtari shpërtheu në lot duke qenë se ka folur shumë shpesh për të atin e ndjerë në BBVA.
Luizi nuk ka dyshim se ka qenë kryefjala dhe një nga emrat më të spikatur të këtij formati.
Finalja e madhe ndërkaq pritet të mbahet më 6 maj dhe konkurrentët garojnë për çmimin e madh prej 100 mijë eurosh.
Nga ana tjetër, secili banorë që shkon në finale do të shpërblehet me dhjetë mijë euro. /Telegrafi/