Site icon Telegrafi

Luiz Ejlli: Do e fitoj unë Big Brotherin, nuk e di pse janë futur të tjerët

Tashmë në Big Brother VIP janë realizuar disa emisione të Top Channel pasi konkurrentët e kishin detyrë nga ‘Vëllai i Madh’.

Ata ditën e djeshme (e premte) kanë qenë duke e bërë ‘Shqipëria Live’, ku në një moment ishin me moderatorët e atij programi: Erjona Rusin dhe Arjon Muçën.

Të njëjtit po u drejtonin pyetje banorëve rreth eksperiencës në këtë shtëpi dhe se si do të jetë jeta e tyre pas daljes.

Foto: Screenshot/YouTube

Në një moment kur iu drejtua pyetja Luiz Ejllit, këngëtari shkodran tha se nuk e di se përse kanë hyrë të tjerët, pasi e sheh veten fitues.

Lexo po ashtu “Është i varur nga bixhozi”, Bledi Mane thotë se u kërcënua me jetë pas deklaratës për Luizin

“Nuk e kuptoj përse kanë hyrë këta banorët e tjerë, unë do ta fitoj edhe pikë”, u shpreh ai.

Foto: Screenshot/YouTube

Kjo shkaktoi të qeshura të shumta në shtëpi, por edhe te prezantuesit, marrë parasysh tipin e Luizit.

Sidoqoftë, ai ka fituar zemrat e publikut dhe është një nga të preferuarit. /Telegrafi/

Exit mobile version