Telegrafi

Luiz Ejlli dhe Olta Gixhari shkëlqejnë në premierën e filmit “Në kuadër të dashurisë” në Prishtinë

Luiz Ejlli dhe Olta Gixhari kanë qenë të pranishëm sonte (e mërkurë) në premierën e filmit “Në kuadër të dashurisë”.

Ata janë pritur ngrohtë nga fansat e tyre, të cilët i kanë ndjekur thuajse në çdo lëvizje e kanë shkëmbyer fotografi me ta.

Të njëjtit kanë shkëlqyer me paraqitjen e tyre elegante, Olta me një kostum të zi, ndërsa Luizi me një kostum ngjyrë të gjelbër të errët.

Foto: Telegrafi

Artistët e famshëm kanë dhënë edhe një konferencë para mediave duke treguar detaje rreth filmit.

Lexo po ashtu Olta dhe Luizi bashkë në Derand Hotel

Të pranishëm në Prishtinë kanë qenë: Sara Hoxha, Zamira Kita, Ylber Bardhi, Luan Jaha etj.

Foto: Telegrafi

Filmi ka arritur tashmë të bëhet viral dhe të pëlqehet mjaft shumë nga publiku shqiptar.

Përveç kësaj, ky film do të ketë premierën edhe në kinematë në Prizren e në Gjakovë. /Telegrafi/