Site icon Telegrafi

Luiz Ejlli i bën dhuratë Kiarës një veturë – zbulon targat e veçanta

Luiz Ejlli i ka bërë një befasi së fundmi partneres së tij, moderatores Kiara Tito.

Artisti shkodran ka ndarë në rrjete sociale procedurat deri te regjistrimi i makinës, që ia bleu tashmë bashkëshortes.

Duket të jetë një veturë e tipit Volkswagen, së cilës i ka vënë targa të veçanta.

Foto: Screenshot/Instagram

“L U11 Z”, është targa e personalizuar me emër të tij.

Të gjitha lajmet nga Luiz Ejlli
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Luiz Ejlli

“Ishte konkursi se çfarë targe t’i vë edhe në fund fitoi kjo targa siç e shihni, targa e Lushnjës do të thotë, LU dy njësha se njësh Kiara njësh unë dhe Z se zyrtare, kështu që e gëzoft Kiarita”, u shpreh ai.

Foto: Screenshot/Instagram

“I bëj thirrje të gjithë drejtuesve të automjeteve edhe policisë së shtetit që kur ta shihni këtë mjetin në rrugë ju lutem se e kam gruan dhe është shtatzënë, mos i bini borisë se trembet dhe lini me kalu. Kaq”, theksoi Ejlli.

Ata u njohën në edicionin e dytë të Big Brother VIP Albania dhe tani po presin një vajzë. /Telegrafi/

 

Exit mobile version