Luis Suarez thuhet se ka pranuar ofertën mbi kushtet personale nga Juventusi dhe tani është në pritje të prishjes së kontratës me Barcelonën për të kompletuar transferimin.
Sulmuesi uruguaian është njëri nga lojtarët e shumtë që pritet të largohet këtë verë nga Camp Nou.
Largimi i Suarezit dhe disa të tjerëve, ndërsa ta edhe largimi i mundshëm i Lionel Messit, shihen si pjesë e revolucionit të klubit.
Megjithatë, e ardhmja e Suarezit nuk është e lidhur me atë të Suarezit, ashtu siç është raportuar më parë nga mediat.
Është gazetari i njohur spanjoll, Guillem Balague, i cili ka konfirmuar këtë dhe ka shtuar se Suarez ka pranuar kushtet e Juventusit.
“Nuk është e vërtetë që e ardhmja e Leo Messi është e lidhur me atë të Suarez”, ka shkruar fillimisht Balague në Twitter.
“Uruguaiani ka rënë gjithçka dakord me Juven dhe kjo nuk ndikon në atë që Leo do të vendosë”.
“Pagesa nga Barcelona po ngadalëson gjërat: në vend të 2 viteve të mbetura nga kontrata e tij (një opsion) Suarez është i lumtur që të paguhet vetëm një”, mbyll shkrimin Balague. /Telegrafi/
Not true that the future of Leo Messi is linked to Suarez’s. The Uruguayan has all agreed with Juve and that does no affect what Leo will decide. Pay off with FCB is slowing things down: instead of the 2 years left of his contract (one optional) Suarez happy to be paid just one pic.twitter.com/ywsHxmKwKa
— Guillem Balague (@GuillemBalague) September 4, 2020