Atletico Madridi ka ndërruar sulmuesit kryesor, pasi ka ofruar Luis Suarezin, ndërsa ka larguar Alvaro Moratan, e kjo nuk do t’i kushtojë Los Colchoneros asnjë cent më shumë sesa harxhoi sezonin e kaluar.
Suarez do të fitojë të njëjtat paga si Morata, gjashtë milionë euro neto në sezon, që do të thotë se ai do ketë ulje page, nga ajo që kishte te Barcelona.
Atletico në anën tjetër kishte paguar 55 milionë euro te Chelsea për Moratan, ndërsa Juventusi ka shpenzuar 10 milionë euro për huazimin e tij.
Nëse nuk do të ishte kjo tarifë, atëherë humbjet do të ishin evidente për Atleticon.
Opsioni për ta blerë përfundimisht Moratan është 45 milionë euro për verën e ardhshme, por ekziston edhe një mundësi për huazim në vitin e dytë për 10 milionë euro, ndërsa opsioni për blerje përfundimtare zvogëlohet në 35 milionë euro.
Me këtë sistem, shkëmbimi i Suarez për Moratan nuk i ka kushtuar Atleticos më shumë sesa buxheti i tyre që ishte i caktuar për një sulmues.
Madje tani ata mund të mburren me një Nr.9 që ka shumë trofe. /Telegrafi/