Site icon Telegrafi

Luis Suarez e pranoi se Barcelonës i duhet edhe një sulmues, këta janë pesë kandidatët më seriozë për ta zëvendësuar uruguaianin

Luis Suarez është një nga sulmuesit më të mirë në botë dhe gjithashtu një figurë kyçe te Barcelona, që kur ai nënshkroi për klubin nga vitin 2014 nga Liverpooli.

Uruguaiani shënoi 113 gola në 138 ndeshje dhe ndihmoi Blaugranat të fitojnë tre tituj të La Ligas.

Ai fitoi Këpucën e Artë të Evropës për sezonin 2015-2016.

Megjithatë, ai është tani 31-vjeçar dhe është e qartë që do të kishte rënie. I vetëm nuk mund ta përballojë sulmin e Barcelonës dhe klubi do të fillojë të kërkojë sulmues tjetër.

Ai vetë e ka pranuar këtë.

Më poshtë e gjeni një listë prej pesë sulmuesve të cilët potencialisht mund të zëvendësojnë Luis Suarez te Barcelona.

# 1 Roberto Firmino

Barcelona mund ta ketë të vështirë që ta josh Roberto Firminon e Liverpoolit, por braziliani është një nga sulmuesit më të mirë në botë dhe do të ishte një zëvendësim i përsosur për Luis Suarezin.

Roberto Firmino është figura kryesore e sistemit të Jurgen Klopp në Liverpool.

26-vjeçari ka luajtur 111 ndeshje në kampionat me The Reds, duke shënuar 38 gola.

#2 Mauro Icardi

Mauro Icardi ka luajtur me akademinë e Barcelonaës për tri vite.

Mauro Icardi është konsideruar si nën nivel me sulmuesit argjentinas si Lionel Messi, Paulo Dybala e Sergio Aguero, që shkuan në botëror, por që në Serie A ai gjithmonë shënon.

Argjentinasi prej që u bashkua me Interin nga Sampordia në vitin 2013 ka shënuar 103 gola në 165 ndeshje për Nerazzurët.

# 3 Krzysztof Piątek

Sulmuesi polak po e udhëheq garën në Serie A për ‘Këpucën e Artë’ me 9 gola.

Krzysztof Piatek ka qenë një zbulim që nga transferimi në Genoa.

Performancat e tij mbresëlënëse kanë bërë që edhe Polonia ta ftojë në Kombëtare.

# 4 Timo Werner

Timo Werner e filloi karrierën e tij profesionale me VfB Stuttgart dhe është debutuesi më i ri i klubit dhe golashënuesi i Bundesligës.

Ai bëri 95 paraqitje në ligë, duke shënuar 13 gola për Die Roten dhe u transferua në RB Leipzig për një shifër prej 10 milionë eurosh në vitin 2016.

I shpejtë, i zellshëm dhe teknikisht, Timo Werner ndëshkon nga çdo pozitë dhe do të ishte i vlefshëm për Barcelonën.

22-vjeçari ka shënuar 38 gola në 70 ndeshje të Bundesligës për RB Leipzig.

# 5 Maximiliano  Gomez

I quajtur si ‘Luis Suarez i ri’, uruguaiani, Maximiliano Gomez është një nga talentët më të mirë në La Liga.

22-vjeçari u bashkua me Celta Vigon nga Defensor Sporting në vitin 2017.

Ai shënoi 18 gola në LaLiga në sezonin e kaluar.

Maximiliano Gomez është një sulmues i fortë, agresiv dhe i vendosur që jep gjithçka në fushën e futbollit. /Telegrafi/  

Exit mobile version