E mahnitshme, Luis Suarez ka zhvilluar saktë nga 110 ndeshje në kampionat për Ajaxin, Liverpoolin dhe Barcelonën.
Uruguaiani që aktualisht është 30 vjeç, pritet ta zhvillojë ndeshjen e 111 me fanellën e Barcelonë, kundër Real Madridiy.
Pak para se të zhvillohet El Clasico, duke u thyer prapa në statistika, dalin gjëra fantastike për sulmuesin.
Ai ishte bashkuar me Ajaxin nga Groningen, ndërsa me klubin holandez ka zhvilluar 110 ndeshje.
Suarez ka shënuar 81 gola dhe ka asistuar 32 herë për gjigantët nga Amsterdami.
Ai ka një mesatare prej 0.73 gola për ndeshje.
Pas Ajaxit ai u bashkua me Liverpoolin, ku edhe aty zhvilloi 110 ndeshje. Suarez shënoi 69 gola në Ligën Premier dhe dha 34 asistime.
Pas një transferimi me shifra rekord ai kaloi te Barcelona, për tu bashkuar me Neymar dhe Lionel Messin.
Sulmuesi i Barcës ka zhvilluar 110 ndeshje, ku ka shënuar 93 gola dhe ka asistuar 43 herë. Suarez ka qenë i përfshirë në 136 gola të Barcelonës.
Suarez do të tentojë ta rregullojë rekordin e tij në El Clasico. Barcelona nuk ka pësuar asnjë humbje në 16 ndeshje, me 13 fitore dhe tri barazime. /Telegrafi/