Sulmuesi kolumbian i Liverpoolit, Luis Diaz thuhet se dëshiron të luajë në të ardhmen e afërt me klubin katalunas, Barcelona.
Sipas gazetës katalunase Sport, Luis Diaz dëshiron të nënshkruajë për Barcelonën.
Drejtori sportiv i Barcelonës, Deco është një admirues i madh i Diaz dhe beson se ai do të jetë i përshtatshëm për pozicionin e sulmuesit të majtë të ekipit.
Ndërkohë, presidenti i Barçës, Joan Laporta do të preferonte të nënshkruante me Rafael Leao, një lojtar që e ka admiruar prej kohësh.
👀 Todos los caminos llevan a Luis Díaz
💰 El futbolista colombiano del Liverpool es visto por Deco como una de las alternativas ideales
✍️ Ll. Miguelsanzhttps://t.co/ZNlcMsmOQ5
— Diario SPORT (@sport) February 18, 2025
Barcelona e di se do të duhet të shpenzojë mbi 70 milionë euro për të arritur ndonjë nga objektivat e tyre të ëndrrave sulmuese, përveç Nico Williams.
Sa i përket Hansi Flick, burimet thonë se ai është i kënaqur me skuadrën e tij dhe do të diskutojë përforcimet e reja vetëm kur të përfundojë sezoni.
Gjermani nuk ka preferenca të qarta sulmi pasi është i impresionuar me Raphinha, Lamine Yamal dhe Robert Lewandowski. /Telegrafi/