Albi Mall Superliga e Kosovës vazhdon me ndeshjet e xhiros së 22-të këtë fundjavë, ku dy duele zhvillohen sot dhe tre të tjera ditën e nesërme.
Ditën e sotme në program janë dy ndeshje për tu zhvilluar, njëra në Suharekë dhe tjetra në Malishevë.
Ballkani nuk di për fitore në dy ndeshjet e fundit dhe synon të rikthehet te maksimumi i pikëve në ndeshjen ndaj Gjilanit.
Suharekasit e kanë me patjetër fitoren pasi mund ta humbasin pozitën e parë, derisa pikë kërkon edhe Gjilani që për momentin ndodhet në zonën e barazhit.
Ndeshje shumë interesante pritet të zhvillohet edhe mes Malishevës dhe Feronikelit ’74.
Vendasit kërkojnë fitoren e tretë radhazi për ta ruajtur pozitën e katërt, derisa Nikli që po lufton për mbijetesë synon të marrë pikë.
Të dyja takimet e ditë së sotme fillojnë nga ora 13:00. /Telegrafi/