Albi Mall Superliga e Kosovës do të vazhdoj me xhiron e 24-të që do të luhet në mesjavë.
Të martën, mërkurën dhe enjten do të zhvillohen ndeshjet e xhiros së 24-të, ku na presin përballje të zjarrta.
Padyshim që vëmendja kryesore në këtë xhiro është në Gjilan, ku lideri Drita pret ndjekësin e saj më të afërt, Ballkanin.
Po të martën në Ferizaj do të përballen Ferizaj dhe Llapi.
Të mërkurën kryendeshja e kësaj dite zhvillohet në stadiumin ‘Liman Gegaj’, ku Malisheva takohet me Gjilanin.
Ndërkohë po të mërkurën Prishytina takohet me Dukagjinin. E ndeshja e fundit e kësaj xhiro luhet të enjten, me Suharekën që pret Feronikelin ’74. /Telegrafi/