Telegrafi

Luftimet në Ukrainë do të ‘ngadalësohen’ gjatë dimrit, thotë inteligjenca amerikane

Intensiteti i luftimeve në Ukrainë ka shënuar një ngadalësim dhe kjo ka të ngjarë të vazhdojë në muajt e ardhshëm të dimrit, besojnë agjencitë e inteligjencës amerikane.

Megjithatë, nuk ka pasur prova të zbehjes së rezistencës nga ana e forcave ukrainase, tha drejtorja e inteligjencës amerikane Avril Haines, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Sipas saj, të dyja palët do të përpiqen të “riparojnë, rifurnizohen dhe të rikuperohen” për çdo kundërsulm në pranverë.

Deklarata e saj vjen pas sulmeve ruse në infrastrukturën kritike të energjisë të Ukrainës.

Lufta në Ukrainë është tani në muajin e saj të nëntë, por Rusia ka humbur më shumë se gjysmën e tokës që ka marrë.

E Haines tha në një forum të mbrojtjes në Kaliforni se shumica e luftimeve janë aktualisht rreth rajonit Bakhmut dhe Donetsk të Ukrainës lindore.

Ajo shtoi se luftimet ishin ngadalësuar pas tërheqjes së trupave ruse nga perëndimi i rajonit Kherson muajin e kaluar.

“Ne po shohim një lloj ritmi të reduktuar tashmë të konfliktit… dhe ne presim që kjo ka të ngjarë të jetë ajo që shohim në muajt e ardhshëm”.

Sipas saj, Ukraina ashtu edhe ushtritë ruse do të përpiqen të përgatiten për çdo kundërsulm pas dimrit.

“Por ne në fakt kemi një masë të mjaftueshme skepticizmi nëse rusët do të jenë apo jo, në fakt, të përgatitur për ta bërë këtë”.

Haines tha se inteligjenca amerikane beson se presidenti rus Vladimir Putin nuk ka një pasqyrë të plotë në këtë fazë se sa të sfiduara janë ushtria e tij. /Telegrafi/