Telegrafi

Luftimet mes Hamasit dhe izraelitëve, mbi 650 të vrarë nga të dyja palët

Derisa luftimet janë duke vazhduar mes militantëve të Hamasit dhe ushtrisë izraelite, nga të dyja palët kanë arritur shifrat që pretendohet se shfaqin numrin e njerëzve të vrarë.

Nga ministria palestineze e Shëndetësisë në Gaza, të paktën 313 palestinezë janë vrarë dhe 1.990 janë plagosur në 24 orët e fundit.

Ndërkaq nga Izraeli është bërë e ditur se nga sulmet ajrore të Hamasit, kanë humbur jetën mbi 350 izraelitë, kurse qindra tjerë janë rrëmbyer.

Lexo po ashtu Izraelitja rrëfen momentin kur përmes telefonit dëgjoi sesi militantët e Hamasit po ia rrëmbejnë fëmijët në shtëpi

Në anën tjetër, ministria izraelite e Mbrojtjes ka filluar sulmet ajrore mbi caqet e Hamasit në rajone të ndryshme, e së fundmit kanë goditur edhe objektin që besohej se i përkiste liderit të inteligjencës së Hamasit.

Deri më tani duket se tensionet nuk kanë të ndalur, përkundrazi sulmet me raketa në drejtim të Izraelit janë rritur. /Telegrafi/