Në rrjetet sociale është postuar një video që tregon luftimet e ashpra, që janë filmuar nga kamera e vendosur në helmetën e një ushtari ukrainas.
Siç mund të shihet në videon e publikuar më poshtë, ushtari ukrainas pranë mitralozit në mjetin e blinduar shkrep breshëri plumbash në drejtim të caqeve ruse, transmeton Telegrafi.
Mjeti i blinduar kalon në një fushë, e tërë kohën shtie në drejtim të disa shtëpive brenda të cilave ishin fshehur ushtarët rusë.
Në video dëgjohet dikush duke folur në gjuhën angleze, ku sipas ukrainasve ky ushtar është e pjesë e kundërofensivës së organizuar që i detyroi rusët të tërhiqen nga shumë rajone.
“Liria është feja jonë”, shkruan përbri videos së postuar që është bërë virale, dhe i bënë thirrje ushtarëve rusë të largohen nga Ukraina.
E për debaklin e pësuar në luftime të ashpra me ukrainasit, Vladimir Putin ka filluar të shkarkojë zyrtarët e lartë ushtarakë – të cilët shpesh edhe i kritikon ashpër për mosefikasitet. /Telegrafi/