Site icon Telegrafi

Luftime të ashpra pak metra larg njëri-tjetrit, ukrainasi plagoset – ai ia jep armën bashkëluftëtarëve që zmbrapsin ushtarët e Putinit

Ushtria ukrainase dhe ajo ruse po vazhdojnë luftimet, e një video amatore shfaq momentin kur të dyja qëllojnë mbi njëra-tjetrën duke qëndruar pak metra larg pozicioneve luftarake.

Videoja është realizuar nga vullnetari i identifikuar si Osman i cili po luftonte në afërsi të fshatit Ivanivske, një vendbanim i vogël në periferi të Bakhmutit në Donetsk, ku prej muajsh po zhvillohen luftime të përgjakshme, transmeton Telegrafi.

Që nga fillimi i luftës, dëgjohen plumbat duke fluturuar pak centimetra larg Osmanit, i cili vraponte për t’u fshehur në istikame. Por, aty hasë në bashkëluftëtarë tjerë që i dalin në ndihmë.

Lexo po ashtu Kreu i Wagnerit: Ushtria ruse është larguar nga Bakhmuti

Në atë situatë kaotike, ai qëllohet në kraharor, por kjo nuk e ndaloi të vazhdojë luftimet për pak sekonda, dhe në fund ia dorëzon armën bashkëluftëtarëve që i zmbrapsin rusët nga istikamet.

Pasi u qetësua paksa situata, bashkëluftëtarët ia lidhën plagën dhe më pas e dërguan për trajtim të mëtutjeshëm në spital.

Videoja është realizuar në Telegram nga batalioni i 24-të që ndryshe njihet si “Osman”, ashtu siç prezantohej edhe ushtari që u plagos. /Telegrafi/

Exit mobile version