Telegrafi

Luftime të ashpra edhe gjatë natës, marina ukrainase rrëzon dronët kamikazë të Iranit që po i përdor ushtria ruse

Luftimet e ashpra mes forcave ukrainase dhe atyre ruse nuk po ndodhin vetëm gjatë ditës, ato po vazhdojnë edhe natën.

Këtë e dëshmon një video e publikuara nga ministria ukrainase e Mbrojtjes, ku shihet sesi marina e këtij vendi shkatërron dronë kamikazë të Iranit që po i përdor ushtria ruse, transmeton Telegrafi.

Videoja e filmuar gjatë natës, shfaq momentet kur dronët iranian goditen nga mbrojtja kundërajrore e marinës ukrainase.

Këto luftime raportohet se kanë ndodhur gjatë mbrëmjes së kaluar, në rajonin e Mykolaivit të Ukrainës.

Nga shpërthimet e fuqishme, i tërë qielli shndriste, kurse ukrainasit thonë se dronë të tillë kanë rrëzuar me qindra deri më tani.

Në anën tjetër, Kievi është zotuar se do të rikthej qdo pëllëmbë të Ukrainës që aktualisht është nën kontrollin e ushtrisë ruse.

Këtë e ka konfirmuar edhe vet presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, me urdhër të cilit filloi kundërofensiva që ka po këtë qëllim – rikthimin e territoreve të pushtuara. /Telegrafi/