Site icon Telegrafi

Luftëtari i Azov: “Çdo ditë mund të jetë e fundit”

Togeri Illya Samoilenko ndodhet brenda fabrikës së rrethuar të çelikut Azovstal në Mariupol, raporton Sky News.

Ai e përshkroi situatën pikëlluese atje, duke zbuluar se forcat e mbetura të mbrojtjes ukrainase “po marrin dëme të rënda”, derisa rusët vazhdojnë sulmin e tyre, transmeton Telegrafi.

Samoilenko, një anëtar i Regjimentit Azov, tha: “Numri i ushtarëve të rënë dhe të plagosur është shumë i lartë dhe këta njerëz meritojnë të gjithë kujdesin e duhur”.

“Askush nuk e ka pritur që ne të përballemi me rusët për kaq shumë kohë, por ne ende po luftojmë”.

“Ne po përballemi me dëme të rënda, po përballemi me humbje”.

Zyrtarët ukrainas besojnë se rreth 100 civilë mbeten brenda fabrikës, por Samoilenko tha se, për aq sa ai di, ata u evakuuan të gjithë.

Ai shtoi se ata në zonë kanë “burime jashtëzakonisht të kufizuara”, dhe se sipas tij ata besojnë se çdo ditë e tyre mund të jetë e fundit.

Ushtari tha: “Rezultati i kësaj mund të jetë… (të kapesh) nga armiku, që do të thotë vdekje për ne”. /Telegrafi/

Exit mobile version