Telegrafi

Luftë fjalësh – Ramos ia kundërpërgjigjet Piques, mbron gjyqtarët

LA ROCHELLE, FRANCE - JUNE 14: Gerard Pique (L) and Sergio Ramos of Spain warm up during a training session on June 14, 2016 in La Rochelle, France. (Photo by David Ramos/Getty Images)

Pas postimit tallës dhe ironik të Gerard Piques në Twitter pas golit të dytë të Cristiano Ronaldos, pas ndeshjes është pyetur edhe Sergio Ramos rreth kësaj.

Spanjolli ka thënë se është i lodhur nga pyetja të tilla, por i ka kërkuar yllit të Barcelonës të rishikojë fitoren e klubit katalunas ndaj Paris Saint-Germain jave më parë.

Lexo po ashtu PSG dërgon në UEFA një dosje në shenjë proteste, tetë provat që klubi francez ka paraqitur rreth referimit të dobët ndaj Barçës (Foto/Video)

“Le të kthehet prapa dhe të shikojë takimin ndaj PSG, tre pika nuk do t’i mjaftojnë. Por, jam i ngopur nga këto pyetje”.

“Mendoj se Pique ka nevojë të rishikojë atë se çfarë ka ndodhur në ndeshjen kundër PSG-së”.

“Goli i dytë i Bayernit ishte në pozicion jashtë loje, edhe gjyqtarët janë njerëz”, ka thënë Ramos. /Telegrafi/

Lexo po ashtu Gerard Pique rrënoi internetin me postimin e tij në Twitter në momentin kur Reali barazoi rezultatin ndaj Bayernit në 2-2 (Foto)