Site icon Telegrafi

Lufta për Soledar vazhdon, thotë Zelensky – fotografitë satelitore përshkruajnë shkatërrimin në këtë qytet të Ukrainës

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë se luftimet janë ende duke vazhduar në një qytet kyç në vijën e frontit lindor që një grup mercenar rus më parë tha se e kontrollonte.

Fati i Soledar në Ukrainën lindore ishte i pasigurt pasi grupi rus Wagner pretendoi se kontrollonte qytetin – por Kremlini paralajmëroi që të mos shpallet fitorja para kohe, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Dhe në fjalimin e tij të përditshëm, Zelensky këmbënguli se fronti po “vazhdon të mbahet”.

“Shteti terrorist dhe propaganduesit e tij po përpiqen të pretendojnë” se kanë arritur disa suksese në Soledar, tha Zelensky, “por luftimet vazhdojnë”.

Ndërkohë Maxar Technologies kapi fotografi satelitore që përshkruajnë shkatërrimin në qytetin Soledar në Ukrainë.

Imazhet e marra më 1 gusht 2022 dhe 10 janar 2023 në të njëjtin vend në pjesën jugore të qytetit shfaqen “krah për krah”, së bashku me rrugët dhe ndërtesat. /Telegrafi/

Exit mobile version