Telegrafi

Lufta për jetën: Vetura bie kot në kanal, shoferja shpëtohet nga dritarja (Video)

Kamerat e sigurisë në provincën kineze Xiangshan, kanë kapur momentin në të cilin gruaja, bash kot, bie nga rruga në kanalin me ujë.

Pas rënies, uji futej brenda në veturë. Ajo ajo ia doli ta hap dritare, por jo edhe të dilte jashtë, transmeton Telegrafi.

Një nga kalimtarët heq xhaketën e tij dhe me të e ngre lartë. Ajo ia doli të shpëtojë para se vetura të fundosej.

“Vetura ishte në ujë për 10 minuta, ndërsa uji futej brenda. Fatmirësisht ia dolëm ta nxjerrim, sepse vetëm nuk do të mund të ngjitej murit”, ka thënë një dëshmitar.

Po të mos ishin kalimtarët e rastit, dyshohet nëse ajo do të shpëtonte. /Telegrafi/