Site icon Telegrafi

“Lufta” për Harry Kane ka mundur të ndizet: Në garë u përfshi edhe Barcelona, por duket se anglezi ka zgjedhur klubin e ri

Një nga sulmuesit më të mirë të ditës së sotme, Harry Kane, është në prag të një transferimi te Bayern Munich, ndonëse edhe Barcelona i është bashkuar luftës për ta sjellë anglezin.

Meqenëse golashënuesi më i mirë në histori i Anglisë dhe Tottenhamit ka vetëm një vit të mbetur nga kontrata e tij me klubin londinez, këtë verë ka një interes të madh nga klubet më të mëdha të botës.

Fillimisht Real Madridi zhvilloi bisedimet paraprake, por më pas hoqi dorë, pas së cilës Bayern Munich u tregua më serioz dhe dërgoi dy oferta zyrtare 70 dhe 80 milionë euro, të cilat fillimisht u refuzuan.

Edicioni i sotëm i njohur The Athletic raporton se Barcelona ka vendosur t’i bashkohet luftës për nënshkrimin e Kane, por duke qenë se ka probleme financiare, dëshiron ta sjellë anglezin vetëm pas një viti, kur i skadon edhe pjesa e mbetur e kontratës me Tottenhamin. Po kërkesa e Barcelonës është e vonshme.

Lexo po ashtu ‘Një ofertë që Tottenhami nuk mund ta refuzojë’ – PSG synon t’i përgatitë kushtet para se t’i kërkojë zyrtarisht shërbimet e Harry Kane

Gazetari Gary Jacob ka raportuar ekskluzivisht se Harry Kane refuzoi të zgjaste kontratën e tij me Tottenhamin, gjithçka për të nënshkruar për Bayernin këtë verë.

Drejtuesit e Bayernit kanë qenë tashmë në Londër ditët e fundit dhe kanë zhvilluar bisedime me pronarin e Tottenhamit, Daniel Levy.

Lexo po ashtu Trajneri i Tottenhamit u përgjigjet komenteve të Hoeness për Kane

Jacob raporton se ylli i Spurs e do vetëm Bayernin dhe oferta tjetër zyrtare mund të pranohet. /Telegrafi/

Exit mobile version