Zëvendësministrja ukrainase e Mbrojtjes, Hanna Malyar, ka thënë se luftimet në Bakhmut ishin “përshkallëzuar”, ndërsa forcat ruse përpiqen të “thyejnë” linjat e mbrojtjes ukrainase që janë mbajtur kryesisht të qëndrueshme gjatë gjashtë muajve të fundit.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, në perëndim të Bakhmutit, bombardimet dhe sulmet me raketa goditën qytetin Kostiantynivka të kontrolluar nga ukrainasit.
Zyra e prokurorit rajonal theksoi se tetë persona u plagosën dhe më shumë se një duzinë shtëpi u dëmtuan ose u shkatërruan nga sulmet.
Të paktën katër persona raportohet se u plagosën dhe u dërguan në një spital lokal. Policia ukrainase tha se forcat ruse sulmuan qytetin me raketa S-300 dhe “municione thërrmuese”.
Sulmi rus i së enjtes para agimit ishte sulmi më i madh i tillë në tre javë me më shumë se 80 raketa ruse dhe dronë shpërthyes.
Breshëria, e cila dëmtoi edhe ndërtesat e banimit, vrau gjashtë persona dhe la qindra mijëra pa ngrohje dhe ujë të rrjedhshëm. /Telegrafi/