Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka bërë një vizitë të paparalajmëruar në “qytetin e vijës së parë” të Bakhmut, ku forcat ukrainase dhe ruse kanë zhvilluar beteja të ashpra disamujore.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ai takoi trupat dhe shpërndau çmime për ushtarët, tha presidenca.
Për muaj të tërë, Bakhmut ka qenë një objektiv kyç për forcat ruse në rajonin e Donetskut dhe është dëmtuar jashtëzakonisht shumë.
Megjithatë, forcat ukrainase kanë mundur të frenojnë avancimin.
Zëdhënësi presidencial Serhiy Nikiforov tha se Zelensky tashmë ishte larguar nga qyteti.
This is what true leadership looks like: President Zelenskyy is in Bakhmut today to honour Ukraine’s frontline defenders pic.twitter.com/VChjAmAXJI
— Business Ukraine mag (@Biz_Ukraine_Mag) December 20, 2022
Bakhmut ka qenë në qendër të fushatës ruse për muaj të tërë dhe Moska ka vënë në dispozicion burime të mëdha për ta marrë atë.
Marrja e tij do të hapte rrugën për në Sloviansk dhe Kramatorsk, qytetet më të rëndësishme në rajonin e Donbasit ende nën kontrollin e Ukrainës.
Siç raportohet më tej, pak civilë kanë mbetur tani në qytet, i cili kishte një popullsi prej 70,000 banorësh para luftës.
Ndryshe, sot (e martë) është dita e 300-të që nga fillimi i agresionit të Ukrainës nga Rusia. /Telegrafi/