Një grua është shpëtuar nga rrënojat e një ndërtese apartamentesh në Dnipro, një ditë pasi ajo u godit nga një sulm me raketa ruse.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, të paktën 25 persona vdiqën në sulmin të shtunën dhe dhjetëra u plagosën.
Zyrtarët thanë se 43 persona janë të zhdukur.
Por kryebashkiaku i Dnipro ka paralajmëruar se mund të mos ketë të mbijetuar të tjerë pas sulmit në qytetin lindor të Ukrainës.
Kryebashkiaku i Dnipro, Borys Filatov tha se ekzistonte mundësia “minimale” për të gjetur dikë tjetër të gjallë.
Kievi, Kharkiv dhe Odesa u goditën gjithashtu të shtunën në sulme për të cilat Moska tha se kishin në shënjestër infrastrukturën ushtarake dhe energjetike të Ukrainës.
Kryeministri polak Mateusz Morawiecki i quajti sulmet me raketa “çnjerëzore”, duke shtuar se “Rusia qëllimisht vazhdon të kryejë krime lufte kundër civilëve”. /Telegrafi/