Site icon Telegrafi

Lufta në numra gjatë një viti

Shkalla e luftës në Ukrainë mund të jetë e vështirë për t’u kuptuar në një nivel sipërfaqësor.

Vetëm kur i hedhim një vështrim më të thellë fakteve dhe shifrave, ndikimi bëhet i qartë.

Sky News shpjegon se si duket lufta në shifra përgjatë një viti të pushtimit rus në shtetin ukrainas.

Sa vdekje janë raportuar?

Civilë: 8006 të konfirmuar nga OKB-ja, por verifikimi i mijëra të tjerëve nuk është i mundur në territoret e pushtuara. 13,287 janë lënduar.

Fëmijë: 461 fëmijë kanë vdekur dhe 927 të tjerë janë plagosur, tha prokurori i përgjithshëm i Ukrainës. 106 mjekë janë raportuar të vdekur njoftoi ministria ukraianse e Shëndetësisë.

Ushtarë rusë: 40 mijë deri në 60 mijë, vlerësoi Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar. Duke përfshirë të plagosurit, vlerësimet e aleatëve perëndimor rriten në 200 mijë. Rusia raportoi 5,937 ushtarë të vdekur në publikimin e fundit në muajin shtator të vitit të kaluar.

Ushtarë ukrainas: 9000 humbje u regjistruan në muajin gusht nga gjenerali, Valery Zaluzhny, komandant i përgjithshëm i forcave të armatosura të Ukrainës. Vlerësimet më të fundit perëndimore thonë se numri i të vrarëve dhe të plagosurve është 100 mijë.

Rusët sa për qind të territorit e kontrollojnë?

Rreth 18 për qind e Ukrainës kontrollohet nga forcat ruse, sipas Institutit për Studimin e Luftës (ISW), 27 për qind ishte në muajin mars të vitit të kaluar.

Si pasojë, 71,905 vrasje, rrëmbime, bomba pa dallim, sulme seksuale dhe krime të tjera lufte po hetohen nga prokurori i përgjithshëm i Ukrainës.

Sa njerëz janë prekur?

Refugjatët: 8.1 milionë njerëz u larguan nga Ukraina: 5.2 milionë në 40 vende evropiane dhe të Azisë Qendrore dhe 2.9 milionë në Rusi.

Persona të zhvendosur: 5.4 milionë njerëz u dëbuan nga shtëpitë e tyre, por qëndruan brenda Ukrainës.

Të kthyer: 5.6 milionë ukrainas janë kthyer në shtëpitë e tyre, sipas Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin.

Sa ndihma janë dhënë?

Mbështetja ndërkombëtare: 250 miliardë euro. SHBA ka dërguar 180 miliardë euro, shtetet e BE-së, 55 miliardë euro dhe institucionet mbikombëtare (si Banka Botërore), 15 miliardë euro.

Ende kanë nevojë për ndihmë: 17.6 milionë njerëz, tha OKB.

Kostoja e luftës: 130 miliardë euro dëme në infrastrukturën e Ukrainës – Shkolla e Ekonomisë e Kievit. Rënie prej 33 për qind e GJDP-së së Ukrainës. /Telegrafi/

Exit mobile version