Telegrafi

Lufta e dy gjigantëve evropianë për golashënuesin më të mirë në Angli

Njëri prej sulmuesve më të mirë në Ligën Premier këtë sezon, Harry Kane, ka tërhequr vëmendjen e dy gjigantëve evropianë, Real Madrid dhe Bayern Munich.

Top-golashënuesi i Tottenhamit shihet si njëri nga sulmuesit më të mirë të rinj dhe siç raporton The Guardian në verë këto dy klube do të provojnë të sigurojnë shërbimet e tij.

Deri më tani Kane ka shënuar 24 gola në Ligën Premier, ndërsa ka ndihmuar ekipin e tij që të luftojë për titull në këtë sezon.

Tottenham Hotspur është në vend të dytë në tabelë me 68 pikë, pesë më pak se lideri Leicester City.