Lucas Vazquez ka zbuluar se ai do të pëlqente kalimin në ligën amerikane MLS.
28-vjeçari nuk po ka hapësirë te Real Madridi dhe në këtë verë pritet të largohet nga Santiago Bernabeu.
Spanjolli ka zbuluar se do të ishte diçka e pabesueshme për të nëse do të kalonte në ligën amerikane, aty ku shumë yje që kanë luajtur në Evropë, e kanë mbyllur karrierën e atje.
“Do të ishte e pabesueshme, e adhuroj që një ditë të luaj në MLS”, ka thënë Vazquez për Bleacher Report.
“Më pëlqen basketbolli. E dashuroj skuadrën e LeBron James. Por, tani për tani jam i fokusuar te Real Madridi dhe do të shikojmë se çfarë do na sjell e ardhmja”, ka shtuar më tej ai.
Vazquez në këtë sezon ka luajtur vetëm në 14 ndeshje nga 27 të mundshme, derisa ka startuar në vetëm gjashtë. /Telegrafi/