Telegrafi

Lucas Perez do të shënojë rreth 20 gola për Arsenalin

Ian Wright beson se nënshkrimi i ri i Arsenalit, Lucas Perez është i aftë të shënojë këtë sezon 15-20 gola.

Sulmuesi spanjoll është transferuar për 17 milionë funte prej Deportivo La Corunas.

Ish-sulmuesi i Arsenalit, Ian Wright është i bindur se Perez mund të ketë ndikim të menjëhershëm në Ligën Premier, transmeton Telegrafi.

“Jam i bindur se do të shënojë 15-20 gola”, tha shkurt Wright.

Sulmuesi 27-vjeçar sezonin e kaluar në La Liga shënoi 17 herë në 37 ndeshje për skuadrën e LaCorunas. /Telegrafi/

Ian Wright në 221 paraqitje ka shënuar 128 gola përgjatë viteve 1191-1998 te Arsenali