Telegrafi

Lucas Perez drejt rikthimit në La Liga

Lucas Perez mund të largohet nga Arsenali për tu kthyer në La Liga te Deportivo La Coruna.

Sulmuesi 28-vjeçar erdhi në Emirates Stadium nga Spanja gushtin e shkuar, për një shumë prej 17 milionë funtesh.

Perez nuk gjeti edhe aq hapësire te Arsenal duke luajtur në vetëm nëntë ndeshje.

Ish sulmuesi i Dynamo Kiev pati edhe një lëndim në mars.

Perez duhet të largohet pasi hapësirat janë zvogëluar edhe më shumë prej ardhjes së Alexandre Lacazette, i cili i mori edhe fanellën me numrin 9-të.

Shuma që ofron Deportivo është 8 milionë funte.

Ai brenda një viti shënoi shtatë gola në 21 ndeshje. /Telegrafi/