Telegrafi

Lucas Lima lojtar i lirë në janar, katër klube të mëdha pas tij

Agjenti i Lucas Limas, thotë se Interi dhe Roma e duan mesfushorin e Santosit.

Lima mund të largohet si i lirë nga Santos në këtë afat kalimtar të dimrit pasi i skadon kontrata me klubin që është e vlefshme deri më 31 dhjetor.

Lojtari ka qenë i lidhur me shumë klube në këtë verë me Barcelonën më të interesuarën.

“Inter, Roma dhe Barcelona janë duke e përcjellë nga afër Lucasin”.

“Në këtë mes futet edhe Manchester United që e dëshiron po ashtu lojtarin”.

“Lojtari e dëshiron Serien A, por do ta shohim. Atij i mbyllet kontrata me 31 dhjetor dhe do të shohim se çfarë do të ndodh, pasi ka shumë klube të interesuara”, ka thënë agjenti.

Lima është 27 vjeç dhe ka zhvilluar 13 takime me Kombëtaren e Brazilit. /Telegrafi/