Lucas Biglia ka thënë se sulmuesi i Juventusit, Gonzalo Higuain, ishte ndikuar shumë nga kritikat e pavend dhe se shpreson që do të kthehet të luajë për Argjentinën.
Që nga koha kur Jorge Sampaoli e ka marrë drejtimin e Albicelestëve, 30-vjeçari nuk është ftuar te përfaqësuesja.
Mirëpo, mesfushori i Milanit dëshiron që Pipita të rikthehet në skuadrën e kombëtares.
“Higuain ishte ndikuar shumë nga kritikat destruktive, jo vetëm nga futbolli. Shpresoj që t’i jepet një shans i ri”.
“Kampionati Botëror? Ne mbështetemi te (Lionel) Messi, por nuk jemi favoritë”, ka deklaruar Biglia për Fox Sports Argentina.
Higuain i shënoi dy golat e Juventusit në ndeshjen e parë të 1/8 së finales të Ligës së Kampionëve kundër Tottenhamit që përfundoi me rezultat 2-2.
Mirëpo, argjentinasi e humbi një penallti dhe një rast tjetër shumë të mirë për ta vulosur takimin. /Telegrafi/