Këngëtarja Luana Vjollca këtë të premte nisi pushimet.
Ajo ka zgjedhur ishullin Santorini për të kaluar sivjet pushimet e saj, të cilat me gjasë i ndan bashkë me personin e zemrës.
Megjithatë, jo gjithçka i ka ecur mirë bukuroshes Vjollca në këtë pushim.
Kjo, pasi ajo është sëmurë, duke u detyruar të marrë ilaçe, me ç’ka tregon se nuk e ka nisur mbarë ditën e parë të pushimit të saj.
Këtë e ka bërë të ditur edhe vet Luana përmes një fotografie të publikuar në InstaStory, në mbishkrimin e së cilës ka shkruar: “E sëmurë në pushime”.
Megjthatë, një ditë pas duket se shëndeti i saj ka filluar të përmirësohet, përderisa publikoi një fotografi mëngjesin tjetër, ku shfaqej mjaft mirë dhe në disponim. /Telegrafi/