Telegrafi

Luana Vjollca tregon pse ka munguar kohëve të fundit në rrjetet sociale

Foto: Luana Vjollca/Instagram

Megjithëse është një nga personazhet më të ndjekur në rrjetet sociale, fansat nuk kanë pasur mundësinë që ta ndjekin shpesh kohëve të fundit.

Kjo për faktin se Luana Vjollca nuk ka qenë edhe shumë aktive, dhe për këtë u ka kërkua falje fansave në një nga postimet e fundit.

Në një shkrim të publikuar në InstaStory, moderatorja Vjollca sqaron se arsyeja e kësaj mungese ka qenë puna dhe përkushtimi në përgatitjen e projekteve të reja për fansat.

“Ju dua të gjithëve! Më falni që nuk ju kam kushtuar shumë kohë, por po punoj fort për të sjellë gjëra të bukura te ju. Çdo mesazh i juaji më motivon e ma mbush zemrën plot! Faleminderit!, ka shkruar Luana në InstaStory.

Foto: Luana Vjollca/InstaStory

Me këtë, ajo sikur deshi të paralajmërojë se ka filluar punën për këngën e re, që pritet të vijë shumë shpejt për publikun.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Përndryshe, “Boll u bo tu vujt” është kënga të cilën ajo e publikoi në shkurt, dhe që u prit shumë mirë nga fansat e saj. /Telegrafi/