Site icon Telegrafi

Luana Vjollca do të jetë prezantuese Big Brother VIP?

Big Brother është një prej reality shou më të shikuar jo vetëm në botë, por edhe në Shqipëri.

Ndër emrat më të njohur të këtij formati televiziv ka qenë prezantuesja Arbana Osmani, e cila u zëvëndësua nga Ledion Liço.

Por, me të dy protagonistët që janë të fokusuar në jetën private, duket se Luana Vjollca do të jetë ajo që do të drejtojë një prje emisioneve më të shikuara.

Spekulimet në mediat shqiptare janë të forta se Luana do të jetë prezantuesja e Big Brother VIP, kurse Ledion Liço autor i këtij emisioni.

“Sot po xhirojmë një gjë krejt ndryshe. Projekti më i madh ndonjëherë. S’ka kohë për pushim”, u shpreh Luana në postimin e saj.

Ende nuk është publikuar promo video e këtij edicioni, kurse tash vetëm mbetet të pritet konfirmimi i Luanës si prezantuese në këtë format.

Luana konsiderohet prej femrave më seksi shqiptare, kurse më parë edhe ajo vet ka qenë pjesë e Big Brother VIP. /Telegrafi/

Exit mobile version